INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ONM nis takimet në Tiranë. Cilët takoi të parët?

ONM nis takimet në Tiranë. Cilët takoi të parët?

Publikuar më: 11:30 08-02-2017

Ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të mbërritur nga Brukseli kanë nisur takimet në Tiranë. Takimi i parë ka qënë gazetarët, e më pas ata janë takuar me Ambasadori amerikan Donald Lu. Takimi me diplomatin amerikan ka në fokus informimin e rolit të OMN në reformën në drejtësi.
Drejtuesja e misionit, Genoveva Ruiz Calavera dhe tre të dërguar të tjerë do të qëndrojnë në Shqipëri deri sa Parlamenti të zgjedhë se kush do të jenë 27 personat që do të bëjnë proçesin e Vettingut.
Në grupin hetues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është edhe gjermani Reinhard Pribe, dikur Drejtor i Ballkanit Perëndimor.
Puna e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nis pas 15 shkurtit.
Vëzhguesit ndërkombëtarë do të shqyrtojnë listat e Avokatit të Popullit dhe ti paraqesin Kuvendit deri me 1 mars emrat që ata përjashtojnë nga kjo listë.
Kush është Genoveva Ruiz Calavera?
Genoveva Ruiz Calavera, e lindur në Spanjë, nisi punën si drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në departamentin e Negociatave për Zgjerim më 1 qershor të vitit të shkuar. Ruiz Calavera ka punuar në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve fqinjësore për gati dy dekada. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në grupin e punës së KE-së për rindërtimin e Kosovës, si dhe në departamentet e politikës së fqinjësisë, punëve të jashtme dhe në grupin e këshilltarëve të politikës së jashtme. Sipas KE-së Ruiz ka një “përvojë të gjerë në menaxhim” dhe është emëruar për herë të parë kreu i njësisë në 2006.
Ajo u bashkua me ekipin e Komisionit Evropian në vitin 1992 dhe ka punuar si fillim në fushën e tatimeve dhe doganave, pasi i dedikoi një dekadë pune sektorit privat në Spanjë.

Article Logic
Execution time: 0.0039281845092773