INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ooops! Janë miq, por Bes Kallaku sapo hodhi këtë thumb ndaj Ermalit dhe filmave të tij: 'Nuk synojmë...' [FOTO]

Ooops! Janë miq, por Bes Kallaku sapo hodhi këtë thumb ndaj Ermalit dhe filmave të tij: 'Nuk synojmë...' [FOTO]

Publikuar më: 16:12 22-07-2019

Mund të themi se tashmë të bërit filma në Shqipëri është kthyer në një trend të ri. 

Ermal Mamaqi pas suksesit të 'Dy Gisht mjaltë' ka paralajmëruar një tjetër film dhe gjithashtu prej disa javësh dhe Bes Kallaku ka zbuluar se ka gati filmin e tij komedi të quajtur 'Falco' me një kast të gjerë aktorësh dhe figurash të njohura të showbizz-it shqiptar. 

E teksa të dy kanë reklamuar projektet e tyre në Instagram, na ka bërë përshtypje statusi i Besit. 

Fillimisht Ermali postoi në Instagram duke treguar se do të thyejë sërish rekord shikueshmërie me filmin e tij të tretë. 

“Çkemi miq? Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjetër. Gati për të thyer një tjeter rekord, vetes. Ermal Modesti”- shkruan moderatori i “Xing” në mbishkrimin e një fotoje të tij me një “look” dhe qendrim ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim.

Ndërkohë, fill pas postimit të Mamaqit, vetëm pak orë më vonë, erdhi një postim i Bes Kallakut për filmin e tij.

Me një foto me stafin e filmit “Falco” me xhirimet e të cilit Besi po merret këto kohë, aktori shkruan se nuk synon thyerjen e rekordeve, por thyerje brinjësh.

“Stafi i filmit Falco. Nuk synojmë thyerje rekordesh por thyerje brinjësh nga të qeshurat për këdo që do e shohi. Zoti ju rujt!”- shkruan Besi krahas fotos së publikuar.

Sidoqoftë puna, me kunja, pa kunja, fakt është që ka filluar një epokë e re për kinematografinë shqiptare. Beni gati kokoshkat, filmat të bukur na presin!

rhtbdtyhb.png

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215