Sipas mediave të huaja këngëtarja me origjinë shqiptare dhe i dashuri i saj shefi i kuzhinës Issac Carew i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 18 muajsh ribashkimi. Çifti ishte ndarë dhe më herët, por u rikthyen së bashku me qasjen për t’u përpjekur që kjo marrëdhënie të funksionojë.
Por angazhimet e të dyve e bën të pamundur që kjo lidhje të vazhdonte pasi takoheshin shumë pak. Për herë të fundit ata janë parë bashkë për ditëlindjen e motrës së Duas, muajin e kaluar.
Ndonëse të dy i kanë ende fotot me njëri-tjetrin në rrjete sociale, Isaac nuk e ndjek më këngëtaren në Instagram.
“The Sun” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes është largësia dhe angazhimet e shumta që çifti ka në punë.
Diten e djeshme, Issac ka publikuar një fotografi që prezantonte emocionet e tij në Instagram Story, një djalosh duke vuajtur që na bën të kuptojmë që ai është i lënduar.
Ai bën me dije se ka përfunduar në spital pas ndarjes. Në një video të dytë, Isaac shihet duke u ngushëlluar me dëshpërim te karbohidratet. Pizza dhe Waffles në shtrat dhe Netflix para, dita e tij ka kaluar kështu!
Sipas “The Sun” kanë zbuluar se çifti u munduan ta bënin lidhjen e tyre të funksiononte por nuk ia dolën.
“Dua dhe Isaac u përpoqën me të vërtetë që të takoheshin me njëri-tjetrin që kur u rikthyen së bashku. Ata donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat ishin shumë mirë mes tyre për një farë kohe, por ajo sa vjen edhe po bëhet shumë e zënë me punë dhe karrierën muzikore”.
Sipas burimit, ka qenë një vendim i vështirë por nuk kishte zgjidhje tjetër pasi gjërat nuk po funksiononin.