Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi është një ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara në shoëbizin shqiptar. Ajo provokon herë pas here në rrjetet e saj sociale, me fotot e saj përvëluese, ku gjithmonë bien në sy format mbresëlënëse trupore.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku në llogarinë e saj të Instagramit numërohen miliona ndjekës, e cila shpesh ndan foto dhe video provokative me ndjekësit e saj.
Së fundmi, ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit e cila shfaqet shtrirë buzë detit në jug të vendit, me bikini të kuqe ku duket mjaft joshëse, ku vihet re ekspozimi i të pasmeve.
Ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen është përshkrimi që ajo ka lënë për këtë foto.
"Shif me sy e so për ty"- ka shkruar oriola, duke i bërë të gjithë të çmenden pas saj.