Gashi është një artist që na bën të ndihemi krenarë çdo ditë për shkak të arritjeve të tij në skenën muzikore.
Reperi është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku publikon foto dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, reperi ka ka reaguar ashpër pasi xhaketat e tij nga brendet më të njohura janë bërë pis për shkak të make up të fanseve të tij.
Reperi ka thënë se nuk do të përqafojë më fanse me shumë grim, pasi xhaketat po i bëhen pis shumë herë.
“Nuk do të përqafoj më fanse me shumë grim, ju më përlyet xhaketat e mia Prada shumë herë”- është shprehur Gashi.
“Roses” titullohet projekti i fundit nga Gashi, këngë e cila po pritet mjaft mirë nga publiku.