INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oops! Agon Amiga nuk ndalet! Shihni çfarë thotë pasi e quajti Ledrin k*rvë dhe gay [FOTO]

Oops! Agon Amiga nuk ndalet! Shihni çfarë thotë pasi e quajti Ledrin k*rvë dhe gay [FOTO]

Publikuar më: 19:50 05-11-2018

Reperi i labelit “Babastars”, Agon Amiga ka publikuar së fundmi këngën e tij të re me titull ‘’Qy Qysh’’. Këtë herë ai ka ardhur me një projekt solo dhe si rrallëherë pa një videoklip të mirëfilltë e ndoshta për faktin se është një “Diss” për reperat, por edhe për Ledrin në veçanti.

Të paktën kështu të lënë të kuptosh fjalët e tij pasi thotë :“Unë s’po shoh vulë, unë po shoh k*rvë, unë po shoh gay!”.

Dihet që Ledri ka qenë pjesë e “Babastars” dikur, por marrëdhëniet e tij me labelin u prishën për shkak të një konflikti. Madje para pak ditësh Agon Amiga ofendoi edhe Lumi B-në pasi ky i fundit tha që në “Babastars” kanë mbetur vetëm dy artistë, Getoari dhe Majk.

Mirëpo Agon Amiga duket se nuk ndalet.

Përmes disa postimeve në Instagramin e tij, Agoni ka vazhduar me fjalë me të cilat duket se i drejtohet vetëm një personi, e që besohet se janë për Ledrin.

Ai ka shkruar: ‘Shumë shpejt ko me jau kallxu venin p****’, ‘Ti sje shef as n’shpi tonde’.

agon_amiga1.png

 agon_amiga2.png

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715