INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oops! Bella Hadid rrëzohet gjatë sfilatës për Michael Kors [FOTO]

Oops! Bella Hadid rrëzohet gjatë sfilatës për Michael Kors [FOTO]

Publikuar më: 20:14 14-09-2016

Ouch! Larg syri i keq!

Bella Hadid është shpallur modelja e vitit, por edhe modelet më të vlerësuara nuk janë imune ndaj rrëzimeve gjatë pasarelave. 19 vjeçarja me siguri ka kaluar momentin më të keq gjatë karrierës së saj të modelingut të mërkurën, pasi u rrëzua në pistë gjatë sfilatës për Michael Kors në New York. Bella u përmbys me fytyrë, por si një profesioniste e vërtetë, arriti të ngrihet dhe të përfundojë shfaqjen me pjesën tjetër të modeleve, një ndër të cilat ishte edhe Kendall Jenner.

Ndërkohë që ne nuk mund të përshkruajmë sikletin dhe dhimbjen që Bella ndoshta ka ndjerë në atë moment, na mjafton të shikojmë fytyrat e të njerëzve të pranishëm në audiencë, nga të cilët asnjëri nuk e mori mundimin të ngrihet, por ndezën telefonat për të bërë foto. Reagimet e tyre me të vërtetë shprehin atë çfarë ne mendojmë dhe ndjejmë teksa shikojmë fotot e motrës së Gigi Hadid në këtë moment kaq të sikletshëm.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0025768280029297