Beniada njihet si njëra nga konkurrentet më pa komplekse brenda shtëpisë së Big Brother.
E vetëdijshme se kudo kapet nga kamerat ajo shpesh ka bërë gjeste duke injoruar totalisht ato dhe ekzpozuar më shumë se që duhet.
Pasi hoqi pjesën e sipërme në dush dhe u pastrua e zhveshur para kamerave, Beniada ka goditur sërish.
Prej dy ditësh brenda shtëpisë është future një ‘’ari’’, i cili provokon banorët, të cilët nuk guxojnë të reagojnë kundrejt veprimeve të tij.
Beniada duket se e ka marrë me sportivitet qëndrimin e tij dhe e ka provokuar vet.
Para se të futej në shtrat ajo i ka treguar disa herë të pasmet ariut dhe jo vetëm, pasi momenti u kap nga disa kamera dhe pamja tashmë është shpërndarë kudo.