Shawn Mendes dhe Hailey Baldwin janë në një marrëdhënie dhe për herë të parë ata janë shfaqur bashkë në tapetin e kuq në Met Gala 2018. Aty iu dhanë fund dyshimeve që prej kohësh qarkullonin nëse ata ishin në një lidhje apo jo. U komentua se ishte pikërisht Shawn Mendes ai që bëri që modelja të harronte ish të dashurin e saj Justin Bieber.
Por edhe pse modelja është në një lidhje më këngëtarin e ri Mendes, ajo vazhdon të komentohet sërish për lidhjen me Justin. Në një intervistë për “The Times UK” modelja është pyetur pikërisht për këtë marrëdhënie. “Unë dhe Justin ishim miq për një kohë shumë të gjatë. Unë e takova atë kur isha shumë e re dhe ai ishte një nga shokët e mi më të ngushtë. Të gjithë e dimë që në një moment e gjithë kjo shoqëri u shndërrua në diçka tjetër dhe gjithçka ka ndodhur kur ne ishin 18-19 vjeç”, është shprehur modelja ndërkohë që ka shtuar se marrëdhënia e tyre ishte on and off, pra njëherë flisnin dhe njëherë kishin periudha të gjata që nuk flisnin dhe nuk e takonin njëri-tjetrin.
Mesa duket Justin këtë e paska një ves pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Selena Gomez. Megjithatë Balwin u shpreh se sot ajo dhe Justin janë miq të mirë.
“Ne nga e gjithë kjo kuptuam që mund të funksiononim vetëm si dy miq të mirë. Ai është dikush që unë me të vërtetë e çmoj shumë”, përfundoi ajo.