Ajo është padyshim "Dreqi" i kësaj vere, sidomos pas suksesit me këngën “Bow Down”. Enca Haxhia tashmë e dashur për të gjithë dhe e shumëpërfolura duket se po shijon suksesin e saj, dhe turi veror e tregon më së miri. Ju kujtohen takat pink të këngëtares, ato që u diskutuan pafund në media? Dy netë më parë në një koncert në Ferizaj duket se pikërisht ato taka e dreqosën keqazi punën. Gjatë performancës së këngës “A po tpëlqen” Enca pati një incident të vogël, pasi u rrëzua në skenë, por e menaxhoi shumë mirë situatën ashtu siç di vetëm ajo. Sipas prive.al artistja nuk pati asnjë problem, epo... "Dreqi" nuk i njeh problemet, për këtë jemi të sigurt!