Këngëtarja Eneda Tarifa në vazhdën e promovimit të këngës përfaqësuese në Eurovizion, po promovon “Fairytale” nëpër Europë.
Pasi ka qenë së fundi “viktimë” e komenteve jo shumë dashamirëse ndaj saj , Eneda ka treguar sa vlen mbrëmjen e kaluar, në Londër.
Në kuadër të turit promovues të këngës përfaqësuese në Eurovizion, këngëtarja ka mahnitur publikun duke kënduar live këngën “Fairytale” në “London Eurovision Party”. Gjatë mbrëmjes Tarifa, si për ta ndezur edhe më shuam atmosferën i është drejtuar publikut duke i pyetur: “A ka ndonjë shqiptar këtu”, ndërsa më pas iu ka kërkuar atyre që ta shoqërojnë duke kërcyer ndërkohë që këndonte. Por ja që emocionet apo entuziasmi nuk e kanë lënë Enedën që të përqëndrohej plotësisht në interpretim sepse në fund të këngës ajo harroi pjesën e refrenit. Ndoshta kjo ishte sa për të prishur syrin e keq.