Ledri Vula është një prej reperëve më të mirë dhe të komentuar të momentit.
E megjithatë pak dimë për jetën e tij para se të bëhej reper.
Në fakt Ledri ka qenë një stduent me 10-a edhe pse ka lënë një fakultet për të ndjekur pasionin e tij, muzikën.
Dy gjyshërit e reperit të njohur, Naxhije dhe Fahri Buçinca, ishin të ftuarit specialë të Bieta Sulos pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë”, në “Top Channel”, ku folën për eksperiencën e tyre si arsimtarë dhe marrëdhënien me nipin.
Gjyshi Fahri tregoi në emision se Ledri e ka lënë një fakultet për 3 provime, dhe hyri në një tjetër të cilin e mbaroi me nota shumë të larta.
“Ledri e la një fakultet, nuk e kreu, për 3 provime. U regjistrua në fakultetin tjetër për regji dhe e mbaroi me 10-ta”.
Ndërkohë, gjyshe Naxhija rrëfeu se është shumë e lidhur me nipin e saj madje mban mend edhe tekstet e këngëve të tij:
“Mbajmë mend edhe tekstit e tij dhe paraqitjet e tij në stilin hip hop”.