Ajo është një nga femrat më të bukura të showbizit shqiptar, por duhet ta pranojmë që shtatzënia e ka zbukuruar më tepër! Zaimina ka nisur të shfaqet publikisht dhe tregon me krenari shtatzëninë e saj, për të cilën vetë këngëtarja ka pranuar se është në muajin e 6-të. Ndonëse edhe 3 muaj e ndajnë atë nga statusi “nënë”, pasi do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, Zaimina, nuk ka hezituar të publikojë disa foto e video në rrjetet sociale ku duket me barkun e rrumbullakosur.
Të gjithë ishim kuriozë për gjininë e fëmijës dhe këtë kureshjte na e ka shuar një mikeshë e këngëtares. Në një video që ajo ka publikuar në Instagram, ku shfaqet Zaimina duke kërcyer dhe shkruan se po i mëson ca lëvizje bebit, ka qenë pikërisht një prej mikeshave të saj që ka zbuluar “sekretin”.
“Me dashuri ardhtë princesha plotë jetë dhe shëndet” – i shkruan ajo Zajminës, duke na lënë të kuptojmë që është në pritje të një vajze.