Të gjithë ju që jeni në një lidhje, duhet të dini të dalloni se kur diçka po shkon keq, dhe nuk e kemi fjalën për fazën më të fundit të zënkave apo shuplakave.
E kemi fjalën për abuzimin emocional që mund të bëjë partneri ndaj jush, ndaj ne kemi sjellë disa shenja sesi ta dalloni atë në marrëdhënien tuaj.
Fillojmë me gjënë më të thjeshtë, kontrolli i telefonit tuaj celular.
Nuk e kemi fjalën për kërkesat rastësore si, “dërgoje pak këtë sms se po ngas makinën” apo “ma gjej pak këtë këngën”, që në dukje janë ta pafajshme.
E kemi fjalën për ata partnerë që kanë fjalëkalimet e njëri-tjetrit, që lexojnë sms-të tuaja, që ju detyrojnë të mbani vendndodhjen aktive në mënyrë që të gjurmojnë çdo hap që bëni dhe që ju telefonojnë shpesh për të ditur se ku jeni dhe çfarë po bëni.
Kjo qartazi quhet një abuzim emocional dhe mund të shkojë edhe në një shkallë më të rëndë si abuzimi verbal ose fizik, nëse ti për shembull ia vonon përgjigjen.
Më poshtë keni edhe disa shenja të tjera përmes së cilave do të kuptoni nëse jeni në një lidhje abuzive:
-Kur marrëdhënia juaj ecën me hapa galopantë dhe ai ju kërkon të jetoni bashkë pas 2 javësh lidhjeje.
-Kur partneri juaj ju pengon të keni marrëdhënie të tjera shoqërore.
-Kur fajëson veten nëse ai tregon mungesë respekti ndaj teje.
-Kur të bën të ndihesh si fundërrinë dhe të ul në çdo gjë.
-Kur ai kontrollon financat, edhe tuajat.
-Kur ndihesh sikur dashuria ta shpif!
-Kur ai abuzon me ty dhe të keqtrajton./iconstyle