INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oops! Sony zbulon padashur titullin e filmit të ri Spider-Man!

Oops! Sony zbulon padashur titullin e filmit të ri Spider-Man!

Publikuar më: 10:24 05-04-2016

Duket se është zbuluar padashur titulli i serisë më të re të filmit "Spider-Man".

Ky i fundit mendohet të jetë "Spider-Man: Homecoming", dhe është bërë publik nga vetë studio e filmave Sony Pictures të cilët kanë regjistruar online një sajt të ri për filmin. Një realizim ky i cili pritet të dalë në kinema në korrik të vitit 2017 dhe do të ketë si protagonist kryesor aktorin Tom Holland, momentalisht pjese e projektit "Captain America: Civil War" po në rolin e superheroit kacavjerrës. Nga vetë titulli, "Homecoming",  por edhe nga mosha mjaft e re e aktorit që do ta interpretojë, na lihet të kuptojmë se do ta shohim Spiderman teksa kthehet në kohërat e gjimnazit, një fakt ky që lidhet edhe me origjinën e personazhit. Kjo e fundit daton që në vitet 80’, kohë kur pjesë e ngjarjeve ishin edhe Avangers!

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379