Ai sapo ka krijuar labelin më të ri në tregun muzikor shqiptar, me emrin "Bad Boy".
Dhe jo më kot i ka vënë këtë emër pasi Stresi njihet prej kohësh me këtë epitet. Dhe duke qenë i tillë,nuk mund të mungonte edhe një situatë nervozizmi si kjo. "Të njoh si atleten që kam vesh, debile", shkruan reperi në videon që ka postuar së fundmi. Me pas e vazhdon me postimin: " Kur je single, të kap budalliku". Si pa dashur, 29 vjeçari zbuloi se i ka dhënë fund lidhjes dhe fjalët i drejtoheshin pikërisht ish të dashurës. Kujtojmë që Stresi dukej mjaft i lumtur në krahët e vajzës të cilës nuk ia zbulonte asnjëherë fytyrën nëpër postime. Ajo vazhdon të mbetet mister edhe tani që është një " ish".