Kylie po që di të bëjë dikë xheloz!
Zhvillimet e reja në marrëdhënien e saj të re me Travis Scott kapen të gjitha në rrjete sociale, si për ta bërë edhe më të hidhur situatën për Tyga. Pak a shumë si dikur, kur menjëherë pas ndarjes ishi fillonte duke postuar foto në Facebook ose Hi5 me “të riun” ose “të renë”. Ecni me 10 vite, ndryshoni emrin e rrjetit social dhe hidhini një sy bukuroshes 19 vjeçare. Është praktikisht e njëjta gjë. Ajo nuk humbet rast pa u shfaqur në publik me Scott, si për t’ia përplasur në fytyrë ishit të saj se çfarë ka humbur. Funksionoi herën e parë me Party Next Door, pasi Tyga menjëherë u rikthye me të. Të shohim këtë herë...