Kur Luana kthehet me kurriz, gjejeni pak se kush është pjesa e saj më e mirë!
Patjetër që të pasmet! Qoftë gjoksi shpërthyes për të cilin kemi shkruar më parë, qofshin të pasmet që nuk kanë të sharë, hiret e Luanës nuk zhgënjejnë kurrë. Pavarësisht se bukuroshja e ekranit nuk shfaqet e zbuluar në foton e saj të fundit, është e vështirë që të shohësh gjë tjetër përveç të pasmeve të saj. Kjo pasi Luana është e kthyer me kurriz dhe nuk duhet shumë mendim për të kuptuar se në fokus janë vendosur të pasmet, të cilat zënë më shumë hapësirë në foto se çdo pjesë tjetër e bjondes seksi. Por veçantia nuk qëndron këtu, pasi siç thotë edhe ajo vetë, foto është shkrepur nga këngëtarja e talentuar Kida, e cila ka ditur që të nxjerrë në pah anën më të mirë të Luanës. Tani jemi në mëdyshje, është talenti i Kidës si fotografe apo zotësia në pozim e Luanës?