E ftuar disa kohë më parë në 'Shiko kush luan' Rina , e cila tanimë është një prej repereve më të përfolura në showbizz, na zbuloi konfliktin me një tjetër repere, Baby G.
Kur u pyet për personat që mendon se duhen sharë, Rina përmendi emrin e Baby G, çka shkaktoi jo pak zhurmë.
Menjëherë kjo e fundit i dedikoi një postim në Instagram, ish-mikeshës së saj duke i përmendur një palë xhinse që ajo ia kishte huazuar.
Tanimë, në puntatën më të 'Shiko kush luan', Baby G ishte e ftuar.
Me karakterin impulsiv të saj reperja tregoi disa të vërteta gjatë emisionit.
Në lojën “Ndaje ose Haje” ajo u pyet se cili nga lajmet që ka qarkulluar për të ka qënë i vërtetë. Baby G shprehet se lajmi për xhinset ka qënë i vërtetë. Më pas ajo u pyet nga Olti Curri se si qëndron e vërteta mes saj dhe Rinës.
Reperja tregoi se me Rinën asnjëherë nuk ka qënë shoqe, por thjesht e ka mbajtur afër.
“Nuk i kam rënë në qafë Rinës. Ajo ka qënë një fanse, nuk kemi qënë shoqe, e kam mbajtur afër. Ndërsa xhinset akoma nuk mi ka dhënë, të mi japë.” shprehet Baby G.