Arbana Osmani është padyshim një prej moderatoreve më të ndjekura dhe të dashura për publikun shqiptar.
Arbana është pëlqyer gjithmonë për thjeshtësinë e saj dhe është ndër të paktat moderatore e cila ka ruajtur natyralitetin përgjatë viteve.
Ndonëse jemi mësuar t'a shohim moderatoren brenda një kornize të caktuar, ku asnjëherë nuk e ekzagjëron me stilin e saj, herë pas here dhe Arbana vendos të bëhet disi më "ekstravagante", si në foton e postuar prej saj së fundmi në Instastories.
Në foto Arbana duket teksa ka veshur një fustan pranveror, por që tregon shumë pjesën e dekoltesë.
Gjithsesi nga buzëqeshja e Arbanës duket se moderatores i pëlqen ky fustan dhe nuk i vëmë faj pasi i shkon me të vërtetë shumë.