Reperja kosovare, Rina sapo ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor me titull "Ilegal".
Kënga me siguri do të rikthehet në një hit të vërtetë, por nuk mund të injoronim këtë detaj të cilin e kemi parë më parë tek bashkëpunimi i Taynës me Ledrin "A je".
Rina ashtu si Tayna, në një pjesë të videoklipit shfaqet e ulur në banakun e një bari, dhe pas shpinës së saj shfaqen një sërë pijesh alkoolike, teksa drita vjen nga ambazhurë të rrumbullakët dhe mjaft të ngjashëm.
Ndonëse planet mund të jenë të ndryshme, koncepti i kësaj skene duket identik, ndaj i themi Rinës, na vjen keq, por Tayna e bëri më parë!