INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Op, Op” ekspozita ku artisti Jakup Ferri, transformon rrobat e vjetra në një mozaik

“Op, Op” ekspozita ku artisti Jakup Ferri, transformon rrobat e vjetra në një mozaik

Publikuar më: 18:50 15-01-2018

“Op, Op” është një ekspozitë personale e Jakup Ferrit. Ai është i njohur për vizatimet e tij në dukje te sinqerta në letër, qelq madje edhe në mure.

Puna e tij karakterizohet nga thjeshtësia dhe çiltërsia, duke portretizuar njerëzit në izolimin e tyre, të tjetërsuar nga mjedisi i tyre.

Ekspozita “Op, Op”paraqet punën e artistit Kosovar të prodhuar ne tapiseri. “Ekspozita paraqet pak a shumë atmosferën brenda një pishine, ku njerëzit relaksohen në ditë të nxehta, në një mënyrë të veçantë. Unë kam marrë rroba të vjetra  dhe me to është realizuar mozaiku” - tha artisti Ferri në intervistën për In Tv

Kurioziteti i Jakup Ferrit u ngjall kur në moshë të re ra në kontakt me artet tradicionale të tekstilit të punuar me dorë. Në të njëjtën kohë filloi të grumbullonte qilima të vjetër dhe të kërkonte nëpër tregje përvetësime të reja. Këto tapiceri unike na çojnë në botën poetike të Ferrit, të mbushur me kujtime të rinisë së tij në Kosovë.

I pyetur se cili ishte mesazhi që kishte për të rinjtë, artisti Ferri tha: “ Kam një mijë mesazhe apo asnjë mesazh”.

Për hapjen e kësaj ekspozite, Ferri bashkëpunoi me Fatos Kabashin dh 8 asistentë të tjerë dhe iu është dashur rreth një vit për ta përfunduar këtë ekspozitë.

Ekspozita ndodhet në ambientet e “Tulla Centër” dhe do të qëndrojë e hapur deri më 3 janar.  

c2975a89-67d6-43dc-b228-f7b216344fec.jpge24592c4-c599-4b24-9510-47a51a311ba7.jpg75cd7973-5518-4b32-90b3-bc0b0b936b59.jpg369078a3-c61e-4a3d-b4eb-e33ce5a4646f.jpg9af3e73e-287e-4695-8593-236806a4cb30.jpgd0af2ffe-1cdd-4d51-8b15-a46059616af0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049