INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opeli i ri Mokka X i gatshëm për Geneva Motor Show

Opeli i ri Mokka X i gatshëm për Geneva Motor Show

Publikuar më: 12:54 07-02-2016

Pasi që ka shitur rreth 500,000 njësi në Evropë, Opel ka vendosur që të rifreskojë këtë model.

Duke filluar me modelin Mokka, Opel do të përdorë simbolin X për të identifikuar veturat SUV dhe ato të cilat do të përdorën në terrene më të vështira.

Debutimin e saj premierë, Mokka do ta ketë këtë vit në Geneva Motor Show.

Dizajni nga brenda i Mokka do të ngjajë me atë në Astran e re, ku instrumentet e panelit kanë një shtrirje më horizontale.

Përveç motorit me naftë 1.6-liter me 136 PS, do të ofrohet edhe motori i gjeneratës së re 1.4-liter Turbo me injektim direkt, motori ky që është prezantuar në Astran e re i cili vjen me ndërrues automatik me 6 shpejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561