Gjashtë shtetas shqiptarë kishin kthyer banesën e tyre private në plantacion hashashi. Policia belge ka mundur t’i arrestojë. Policia njoftoi se grupi vepronte në provincë e Antverpit dhe mendohet se e ushtronte prej kohesh veprimtarinë e paligjshme. Prokurorët vendorë së bashku me provat, që përfshijnë mbi 2.400 bimë marijuhanë po mbikëqyrin hetimet.
Shtetasit kishin marrë me qira një banesë në bashkinë e vogël të Lintit në provincën e Antverpit.
Ata mbanin një ambient me makina për të dhënë idenë se grupi i organizuar merrej me riparimin e automjeteve, sepse shumica lëviznin gjatë orëve të mbrëmjes.
Banorët ishin të parët që informuan policinë se kur kalonin në afërsi të banesës së shtetasve shqiptarë ndjenin një aromë të fortë të marijuhanës.
Pas shumë denoncimesh, policia lokale mori një operacion i cili rezultoi i suksesshëm. Ata arrestuan pesë shqiptarë në momentin kur po punonin në plantacionin e bimëve narkotike. Disa orë më pas u arrestua dhe një tjetër i dyshuar. Në banesën e tyre u gjetën 4.200 rrënjë kanabisi dhe aparatura profesionale për rritjen e bimëve narkotike.