Të paktën 11 persona janë arrestuar gjatë një aksioni anti-terror në Gjermani me dyshimin se po planifikonin në sulm terrorist me përmasa të mëdha.
Sipas mediave gjermane dyshohet se të arrestuarit kishin planifikuar sulm terroriste për të vrarë “sa më shumë njerëz të mundeshin” duke përdorur armë dhe makina.
Të paktën 200 policë kanë marrë pjesë në aksionin anti-terror në Frankfurt. Autoritetet gjermane bëjnë me dije se krerët e grupit janë dy vëllezër 31-vjeçarë me banim në Ëiesbaden dhe një 21-vjeçar nga Offenbach, pranë Frankfurtit.