INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacion sekret për parcelat me drogë, priten arrestime të oficerëve të policisë

Operacion sekret për parcelat me drogë, priten arrestime të oficerëve të policisë

Publikuar më: 18:25 22-08-2016

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur një operacion i cili është mbajtur tepër sekret, në mënyrë për të shmangur rrjedhjen e informacionit dhe dekonspirimin e veprimeve policore.

Për herë të parë gjatë këtij viti në fushatën antikanabis organizohet një operacion me bashkëpunimin e Prokurorisë, SHCBA (Shërbimi Çështjeve të Brendshme Administrative), Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe Drejtorisë së Policisë Korçë.

Nga të dhënat e siguruara nga gazetari investigativ i “News24”, Artan Hoxha, sot në orën 01:00 pas mesnatës, 40 trupa të FNSH-së Tiranë të mbështetura me logjistike për aksione antikanabis janë nisur në drejtim të Kolonjës.

Ky operacion është mbajtur i fshehtë pasi dyshohet se edhe efektivë të policisë së Ersekës, kanë bashkëpunuar me trafikantët.

Në orët e para të mëngjesit trupat e FNSH dhe oficerë gjyqësore të Prokurorisë dhe SHCBA pas një udhëtimi në terren të vështirë malor kanë mbërritur në destinacion. Zona objektiv i operacionit ndodhet në një terren të thellë malor, në kufi të tre rretheve Kolonjë-Përmet-Skrapari.

Zona është shumë pak e populluar pasi fshatrat përreth janë thuajse të braktisura nga popullsia lokale. Nga orët e para të mëngjesit të sotëm e deri pasdite trupat e FNSH kanë zbuluar disa parcela te mëdha me kanabis, ku bima ndodhej në fazën e pjekjes dhe e ka kaluar lartësinë prej 2 metrash. Sasia e bimëve narkotike te asgjësuar nga policia është 18 mije rrënje, me një vlere qe i kalon 10 milionë euro.

Dyshohet se narkotrafikantet kane bashkëpunuar me oficere te policisë lokale kundrejt shumave te mëdha ne para. Policet e implikuar ne rastin ne fjale dyshohet se u kane dhëne garanci trafikanteve se nuk do preken gjate aksioneve policore ne këmbim te pagesave te majme.

Po ashtu policët e implikuar kanë fshehur informacionin për vendndodhjen e parcelave me kanabis dhe kanë raportuar ëe dhëna te rreme te eprorët e tyre. Ata akuzohen se kanë dekonspiruar çdo lëvizje të policisë te trafikantët.

Ne orët ne vazhdim pritet të këtë arrestime te personave te përfshirë ne këtë aktivitet kriminal si dhe oficereve te policisë që kanë bashkëpunuar me ta. Për shkak te sekretit hetimor nuk jepen ende te dhëna se deri ne çfarë niveli hierarkik janë oficerët e policisë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916