INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacione plastike? Moderatorja i tregon hilen Ermalit [VIDEO]

Operacione plastike? Moderatorja i tregon hilen Ermalit [VIDEO]

Publikuar më: 18:54 20-01-2018

Në programin “Një kat më lart” moderatorja Dajana Shabani ka rrëfyer plot sinqeritet nesë ka ndërhyrë në trupin e saj. Ermali i thotë se shpesh është lakuar për operacione, ndërsa ajo tregon se disa herë edhe  i kanë shkruajtur për buzët apo vithet.

‘Unë jam natyrale, përveç zgjatimeve në flokë, që i vë dhe i heq, për volum. Ti do të çohem në këmbë? Buzët i kupton kollaj. Kërkoji një femër të bëj buzët si peshk. Kush ka ndërhyrë nuk i bën dot’ – tha Dajana.

Duke qeshur moderatori Ermal Peçi e pyet edhe për ngacmimet shpesh jo vetëm për ndërhyrjet por edhe për faktin që është ‘bjonde’.

‘E kuptoj ku do të dalësh, por nuk e sqaroj, sepse është një çështje që nuk më prek. Sa i përket ngjyrës vërtetë, unë kështu kam lindur’- përfundoi Dajana.

Ndiqni intervistën e plotë me Dajana Shabani në “Një kat më lart”

Article Logic
Execution time: 0.0036118030548096