INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Operacionet kozmetike bien me 39%. Shkak pasiguria ekonomike [Video]

Publikuar më: 17:06 13-02-2017

Numri i grave që i janë nënshtruar kirurgjisë plastike, ka regjistruar numrin më ulët gjatë vitit 2016. Kirurgët pretendojnë se kjo është shifra më e ulët e shënuar në dekadën e fundit, që ka ardhur si pasojë e pasigurisë ekonomike. Numri më i ulët i regjistruar ishte për operacionet plastike, e konkretisht për ato të tërheqjes së qepallave, vetullave dhe fytyrës. Po kështu ranë kërkesat për ndërhyrje për heqjen e yndyrës, apo kirurgjitë kozmetike për heqjen e dhjamit nga trupi. Kjo për shkak se femrat gjatë vitit të kaluar ishin më të prirura për trajtimet jo-kirurgjikale që kushtojnë më lirë, të tilla si botoksi dhe të tjera. Në një raport, Shoqata Britanike e Kirurgëve Plastik Estetik ka bërë të ditur se numri i femrave që iu nënshtrua operacioneve kirurgjikale në vitin 2016 ishte 28,300 . Kjo shifër tregoi një ulje me 39 për qind krahasuar me 12 muajt e vitit 2015 duke regjistruar numrin më të ulët së paku që nga viti 2007. Operacioni për zmadhimin e gjoksit vazhdon të jetë procedura më popullore në Britani.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322