INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacioni antikanabis/ Sekuestrohen 900 kg drogë, në pranga 40 persona [VIDEO]

Operacioni antikanabis/ Sekuestrohen 900 kg drogë, në pranga 40 persona [VIDEO]

Publikuar më: 12:15 31-08-2017

Ka përfunduar me sukses operacioni bregdetarë që policia kishte ndërmarr me qëllim parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike drejt kufirit detarë.

Sipas policisë operacioni po zhvillohet nga Velipoja deri në Butrint, ku janë të angazhuar 1140 polic, mjete lundruese dhe helikopterë.

Policia bën me dije se po kontrollohen objektet e pabanuara, stanet e bagëtive, tunele etj.

Gjatë operacionit janë arrestuar 40 persona, 32 në kërkim dhe 8 pasi janë kapur me lëndë narkotike, si dhe janë sekuestruar 900 kg kanabis, 102 gr kokainë, 6 armë zjarri, 2987 fishekë si dhe dy mjete lundruese pa dokumentacion.

Njoftimi i policisë:


Operacion masiv për kontrollin e zonës bregdetare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike që mund të kryhen nëpërmjet kufirit detar.

Operacioni po zhvillohet nga toka, deti dhe ajri, duke koordinuar veprimet midis forcave pjesëmarrëse në operacion.

Operacioni është i shtrirë nga Grykëderdhja e lumit Buna në Shkodër deri në Kepin e Qefalit - Butrint.

Në këtë operacion janë përfshirë 1140 forca policore, 10 mjete lundrues , 30 automjete si dhe helikopteri i policise.

Në këtë operacion marrin pjesë strukturat e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Durrës, dhe Shkodër.

Në mbështetje të veprimeve të tyre janë angazhuar forcat e Komisariateve të Ndërhyrjes së Shpejtë (F.L.O) Shkodër, Tiranë, Fier, Njësia Speciale “Delta”, QNOD-ja dhe Reparti i Helikopterëve.
Veprimet në hapësirën detare po mbështeten edhe nga Nukli i Kufirit Detar të “Guardia di Finanza” Durrës e Vlorë, QNOD dhe Rojen Bregdetare.

Operacioni policor po kryhet në gjithë zonën bregdetare të vendit tonë dhe në hapësirën detare, në rrugët nacionale dhe rurale që të çojnë në bregdet dhe në Pikat e Kalimit Kufitar me qëllim:

• Kontrollin e territorit në zonën bregdetare, si objekte të pabanuara, tunele, qendra zjarri, stane, etj.

• Goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike që mund të kryhet nëpërmjet kufirit detar.

• Kapjen dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve;

• Bllokimin dhe sekuestrimin e lëndës narkotike, të mjeteve lundruese, si dhe i mjeteve të tjera që ndihmojnë për transportin e mallit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 900 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, 102.4 gramë lëndë e dyshuar Kokainë, si dhe janë arrestuar 8 persona për trafik të lëndëve narkotike.

Janë kapur 32 persona në kërkim.

Janë sekuestruar dy mjete lundruese pa dokumentacion.

6 armë zjarri, 2987 fishekë.

Operacioni masiv ka nisur më datë 28 Gusht dhe do përfundojë mbrëmjen e sotme.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219