Mbrëmjen e djeshme Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Krujës kanë organizuar një operacion në Krujë ku u sekuestruan një sasi lënde narkotike dhe janë vënë në pranga 5 persona, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Grupi i trafikantëve të narkotikëve u godit në momentin e shpërndarjes së tyre siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë G. B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë., Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë një 19-vjecar me inicialet A.T banues në Fushë Krujë, E.Q E. Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë dhe E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë
Veç lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe telefona celulare dhe automjete.
"Hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në mbajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike", thuhet në njoftimin e bluve.