INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacioni

Operacioni "Blici Rrugor", gjobiten 421 drejtues për rripin e sigurimit

Publikuar më: 17:46 16-12-2016

Policia e Shtetit po zhvilloi sot operacionin e koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane. Në operacionin ku u angazhuan 850 punonjës policie, u vendosën 421 masa administrative kundrejt drejtuesëve të mjeteve që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Operacioni zgjati 90 minuta dhe gjatë kësaj periudhe u ngritën 160 pika kontrolli në të gjithë vendin. Policia e Shtetit bën me dije se u vendosën. Në total në të gjithë vendin u vendosën 762 masa administrative, pjesa më e amdhe për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 341 masa administrative për shkelje të tjera”
Operacioni i zhvilluar kishte për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059