Një 23-vjeçar ishte kthyer në tmerrin e kalimtarëve për shkak të grabitjeve të dhunshme në rrugë. Ai sulmonte kryesisht vajzat që lëviznin vetëm dhe iu merrte çantat e sendet personale.
Arrestimi i tij është bërë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6., në kuadër të operacionit të koduar “Çanta”. Në pranga ka rënë shtetasi D. L., 23 vjeç.
“Ndalimi i tij u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe aparatin cellular” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në ngarkim të shtetasit të mësipërm.