INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacioni “Familja”, si DEA dhe Europol zbërthyen kartelin e drogës në Ballkan [VIDEO]

Operacioni “Familja”, si DEA dhe Europol zbërthyen kartelin e drogës në Ballkan [VIDEO]

Publikuar më: 10:26 29-07-2019

Rreth 16 persona janë arresuar nga agjencia amerikane DEA dhe Europol si dhe janë sekuestruar 1 ton kokainë 1 miliona euro cash, automjete lukzose dhe aksesorë. Gjatë operacionit të koduar Familja është goditur karteli i drogës në Ballkan, simboli i të cilit ishte Toni Montana.

Ky rrjet sipas hetuesve përdorte avionët privatë të njohur si “charter” për të shmangur kontrollet dhe ruajtur privatësinë e personave të përfshirë në këtë trafik.

Karteli i Ballkanit sipas hetuesve kishte shtrirje në Azi, Europë, Amerikën e Jugut dhe disa baza në Zvicër, Ceki dhe Serbi. Si pjesë e këtij karteli janë arrestuar 16 persona 11 prej tyre çekë, kroatë, zviceranë, serbë dhe 5 nga Hong Kong.

Paketimet e kokainës ishin të stampuara me foton e Toni Montanës, i cili ishte dhe simboli i kartelit të Ballkanit.

Pas mbërritjes së avionëve privatë nga Amerika latine për në vendet europiane dhe jo europiane anëtarët e këtij grupit sipas hetimeve përdornin terminalet VIP dhe zbritjen direkt në pistë të valixheve duke i nxjerr me fugona me xhama të zinj.

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037