INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacioni: Goditen 7 grupe kriminale, policia jep detaje: Trafikuan 1 mijë shqiptarë drejt SHBA-së

Operacioni: Goditen 7 grupe kriminale, policia jep detaje: Trafikuan 1 mijë shqiptarë drejt SHBA-së

Publikuar më: 15:15 17-03-2018

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin masiv, ku u shkatërruan 7 grupe kriminale.

Drejtori i policisë, Ardi Veliu deklaroi se janë lëshuar 51 urdhër-arreste.

Ai shpjegoi si funksiononte kjo skemë dhe shumat që paguanin për të shkuar drejt SHBA dhe Kanadasë në mënyrë ilegale. Deri tani në prangat e policisë kanë rënë 39 persona, 4 prej tyre janë punonjës të policisë.

Sipas Veliut, rreth 1 mijë shqiptarë janë dërguar në mënyrë ilegale.

Itineraret e ndjekur prej tyre janë Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri-Francë-Mbrëtëri e Bashkuar, Shqipëri-Bullgari-Belgjikë-Republikë Domenikane- SHBA- Kanada dhe Shqipëri-Spanjë-Amerikë Latine-SHBA-Kanada.

Për çdo person paguhej nga 7 mijë paund për në Angli dhe 25-30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada.

“Shtatë grupe të strukturuara kriminale që operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikë Domenikane, Itali, Britani, Irlandë SHBA dhe Kanada, kanë munduar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave, shtetas shqiptar në drejtim të Britanisë, Irlandës, SHBA dhe Kanadasë. Për çdo person paguhej nga 7 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe 25-30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada. Pjestarë e këtyre grupeve kriminale ndihmonin shtetasit shqiptar për të emigruar në mënyrë të paligjshme duke flasifikuar dokumente udhëtimi dhe identetiti të vendeve të BE”, deklaroi Veliu.

Ndërkohë mes të arrestuarve janë edhe katër efektivë policie, tre në doganën e Qafë Thanës dhe një në atë të Hanit të Hotit. Më konkretisht, Çelnik Maksuti, Ilir Smaili dhe Erion Maxhari në Qafë Thanë dhe Gjokë Ujkaj në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit.

Të arrestuar:

Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.
Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.
Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.
Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.
Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.
Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.
Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.
Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.
Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
13. Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.
Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.
Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.
Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.
Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër
Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.
Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.
Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.
Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.
Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.
Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.
Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.
Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.
Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.
Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.
Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës
Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.
Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.
Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.
Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.

Operacionet janë kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare, atë të SHBA-së, Kanadasë, Angli, Europol, Interpol.

Article Logic
Execution time: 0.0036587715148926