INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacioni  “Gramëz”, arrestohen tre persona, dy të tjerë shpallen në kërkim nga policia

Operacioni “Gramëz”, arrestohen tre persona, dy të tjerë shpallen në kërkim nga policia

Publikuar më: 11:10 10-04-2016

Një operacion antidrogë i koduar ‘Gramëz’ është finalizuar në Krujë, ku janë arrestuar tre persona ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia ka mundur të sekuestrojë 50 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar shtetasit Fran Caka 62 vjeç, Artan Caka 37 vjeç dhe Xhevalin Saka 40 vjeç.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 50 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, një armë gjahu pa leje, një gjerdan me 6 fishkekë, mjeti tip BMË me targa AA 563 JJ dhe një motoçikletë, 6 aparate telefoni celularë.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947