INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacioni 'Inspektori' vë në pranga dy tatimorë,  morën ryshfet 7 mijë euro

Operacioni 'Inspektori' vë në pranga dy tatimorë, morën ryshfet 7 mijë euro

Publikuar më: 09:13 10-01-2018

Dy inspektorë tatimorë janë ndaluar ditën e martë nga policia e Fierit për korrupsion pasi  dyshohet se morën 7 mije euro ryshfet nga një biznes. Operacioni policor i koduar "Inspektori" ka çuar në arrestimin e F. Zh, 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier. Po kështu është prangosur edhe A. T., 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier. Ndalimi i tyre u bë pas një pune hetimore 2 mujore. Inspektorët Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion pasiv" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0033848285675049