Një sasi prej rreth 1 ton kanabis është sekuestruar nga policia në plazhin mes Semanit dhe Darëzezës. Sipas burimeve policore, është bllokuar një velierë, e cila ishte bërë gati të ngarkonte lëndën narkotike për ta transportuar më pas drejt brigjeve të Italisë.
Operacioni nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare, Guardia di Finanza, Policia Vlorë e Policia Fier. Operacioni ka nisur në mesnatë, me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë.
Njoftohet se është bllokuar midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një velierë me emrin “Nano Nini”, me flamur italian dhe me dy persona në bord, një italian dhe një shqiptar.
Në velierë kanë qenë dy persona në bord, një shqiptar dhe një italian, të cilët sapo kanë pikasur policinë kanë hedhur lëndën narkotike në det.
Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë. Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.