INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacioni “Opsion V”/ Pije dhe ushqime të falsifikuara

Operacioni “Opsion V”/ Pije dhe ushqime të falsifikuara

Publikuar më: 14:26 03-04-2016

 Interpol dhe Europol kanë zhvilluar një operacion ndërkombëtar në 82 vende me qëllim goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, trafikimit, importimit/eksportimit të mallrave ushqimore dhe pijeve të falsifikuara nën standade. Në operacionin e koduar “Opsion V” u përfshi edhe Drejtoria për  Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit. Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 200 subjekte tregtare, persona fizikë, punishte dhe automjete si dhe janë proceduar penalisht 40 subjekte.

Nga operacioni, janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde ne sasitë 48 828 litra verë ,3 870 litra raki rrushi, 120 litra birrë Peja, 934 litra pije alkoolike të forta si Whiskey, Konjak, Fernet, Vodka, Uzo, Gin, etj. 203 litra pije energjike B 52 dhe B 2 1990 litra musht rrushi, 2640 kg kafe kokërr, 83 kg mjaltë, 18 000 kokrra vezë aksesorë voluminoz kantine, etj.

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896