Specialisti administratës së pyjeve dhe kullotave në Shkodër është arrestuar ditën e sotme për shpërdorim detyre.
Bëhet fjalë për Mark Stjefni 58-vjeç, i cili është arrestuar nga Specialistët e seksionit kundër krimit ekonomik në flagrancë.
Mësohet se pafilluar edhe procedimi në gjendje të lirë për E.K,37 vjeç, i cili është ndaluar duke transportuar dru me një mjet tip “IFA”.
Mjeti i drejtuar nga E.K kishte vërtetim transporti të lëshuar nga shtetasi Mark Shtjefni, por nuk posedonte faturë tatimore të shoqërimit të lëndës drusore.
Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethin Gjyqësor Shkodër.