INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacioni Vol-Vo 4/ Kush është “i forti” i arrestuar në Shijak, lum akuzash ndaj tij!

Operacioni Vol-Vo 4/ Kush është “i forti” i arrestuar në Shijak, lum akuzash ndaj tij!

Publikuar më: 22:09 18-01-2019

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”.   Në këtë kuadër, mbrëmjen e sotme është ekzekutuar urdhër ndalimi për shtetasin H.H., 48 vjeç, nga Xhafzotaj, Shijak.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

48-vjeçari Hekuran Hoxha nga Xhafzotaj i Durrësit, dyshohet se ishte një ndër personat e lidhur me Admir Hoxhën personin që ideoi ngritjen e një laboratori të përpunimit të heroinës në Has.

Heroina që do të prodhohej aty do të shpërndahej nga grupi i strukturuar kriminal i Avdulajve nga Shijaku. Saimir Gjipali dhe Hekuran Hoxha ishin edhe kontraktuesit me anëtarët e tjerë të grupit, si në Lezhë, Fier dhe Sarandë, por edhe jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu Hekuran Hoxha rezulton i arrestuar si pjesë e një grupi që trafikoi 30 kg heroinë nga Turqia drejt Europës. Ai dyshohet se është pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal në Durrës.

48-vjeçari rezulton se ka qenë një ndër trafikantët shqiptarë i cili gjatë viteve 2003-2004 ka arritur të kalojë nga Shqipëria drejt Italisë një sasi prej 488 kg heroinë.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004