Ndalohet edhe një tjetër person që ishte në kërkim, i dyshuar i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik të goditur në operacionin “VOL – VO 4” në tetor 2018.
Në pranga ka rënë Emanuel Gjuraj, 32 vjeç, banues në Lezhë.
Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Shpërdorim detyre” ” Grup i strukturuar kriminal ” ” Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal” ” Falsifikim i dokumenteve” ” Falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve” ,” Shpërdorim i tokës”.
Ai dyshohet i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, të goditur në operacionin VOL-VO, në tetor 2018.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme hetimore.