INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operohet Ibra, karriera nuk është në rrezik

Operohet Ibra, karriera nuk është në rrezik

Publikuar më: 11:41 02-05-2017

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Zllatan Ibrahimoviç, është operuar me sukses në Shtetet e Bashkuara, zbulon Mino Raiola, i cili shton se suedezi nuk ka pësuar një dëmtim të tillë që të jetë fatal për karrierën.

Ibra dëmtoi ligamentet e gjurit në ndeshjen e kthimit kundër Anderlehtit në Europa League dhe aty sezoni i tij mori fund, por duke pasur parasysh moshën e tij 35-vjeçare, të shumtë ishin ata që menduan se edhe karriera e tij e lavdishme u mbyll.

Gjithsesi, menaxheri i portugezit sqaron: “Zllatan është operuar me sukses. Do të ndjekë hapat e duhur të riaftësimit dhe nuk është një dëmtim i rrezikon karrierën. Për momentin Ibrahimoviç nuk dëshiron të flasë për mediat, ndërsa do të informojmë mbi ecurinë e riaftësimit të tij”.

Ibrahimoviç ka shënuar 28 gola në 46 ndeshje këtë sezon dhe ka qenë një pikë kyçe te Mançester Junajtid, duke habitur gjithë kritikët e lëvizjes së tij, pasi është transferuar në Angli në perëndim të karrierës, të paktën duke iu referuar moshës së tij, sepse rendimenti ka qenë ai i zakonshmi.

Article Logic
Execution time: 0.0034518241882324