INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operohet Melania Trump. Po si është gjendja shëndetësore e Zonjës së Parë të SHBA-ve?

Operohet Melania Trump. Po si është gjendja shëndetësore e Zonjës së Parë të SHBA-ve?

Publikuar më: 08:28 15-05-2018

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump iu nënshtrua ditën e hënë një operacioni kirurgjikal, njoftoi zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham. “Këtë mëngjes zonja e parë Melania Trump iu nënshtrua një trajtimi në veshka. Procedura ishte e suksesshme dhe nuk pati komplikime”, tha zëdhënësja e zonjës së parë në një deklaratë për CNN. Zonja e parë Melania Trump iu nënshtrua operacionit për heqjen e një cisti në veshka në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare “Walter Reed” pranë Uashingtonit. "Zonja Trump do të qëndrojë aty gjatë javës për të qenë nën kujdesin e mjekëve”. Melania Trump, 48 vjeç, është zonja e parë amerikane prej shumë dekadash që i nënshtrohet një procedure të tillë serioze gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225