INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opinion i Fatos Lubonjës a duhet të largohet Basha?

Opinion i Fatos Lubonjës a duhet të largohet Basha?

Publikuar më: 08:22 27-06-2017

Analisti Fatos Lubonja thotë se pas rezultatit të dobët që pati PD-ja në këto zgjedhje, lideri i saj, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqje. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’, Lubonja theksoi se opozita në këto zgjedhje nuk ngjalli besim. Mes të tjerash ai tha se marrëveshja mes PS-PD ishte një kosto e madhe për opozitën.
“Opozita nuk ngjalli besimin, për të mishëruar frymën e kontestimit dhe ndryshimit. Ajo që vë re unë paradoksalisht është se ka një kthim te Berisha se ai është fitimtari se ai fiton. Unë jam kundra kësaj ne kemi nevojë për një PD që ka nevojë për një reflektim të thellë se një nga shkaqe e humbjes, përtej aftësisë, paaftësisë së Bashës apo Berishës është se PD ka qenë një parti oligarkësh si të gjithë. Kur mori Rama Kryeministrinë, u kthye te oligarket, kjo parti s’kishte më kush e financonte, pra është edhe puna e parave.
Problemi është ky: PD është për mua parti e djathtë dhe PS e majtë. Kështu u zhvilluar në vitet 90 si ide, pastaj ka ndodhur që PS është bërë parti oligarkësh, PD ishte parti oligarkësh po tani çfarë do beje Basha? Do kthehet ne parti oligarkesh apo do transformohet nga parti e madhe e djathtë në të majtë. Mendimi im është që Basha është shumë konfuz, del me foton e Trumpit aty, për mua s’ka vizion PD, do shkojë të populli apo do shkojë te këto oligarkët. Marrëveshja kishte kosto të madhe në kuptimin e frymës së kontestimit të PD. Basha duhet të dorëhiqet”, - tha Lubonja.

Article Logic
Execution time: 0.0022819042205811