Beatrix Ramosaj ka publikuar një video në Instastory ku ironizon kritikat duke shkelur telefonin me këmbë, si për të treguar se nuk i intereson se çfarë thonë.
“Nuk e di se kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por opinioni yt në fakt nuk është edhe aq i rëndësishëm”, shkruan këngëtarja, por pa bërë të ditur se me kë e ka. Statusi i saj vjen pas kritikave për këngën e re me titull “Vonë” që shumë e interpretuan si një dedikim për Donald Veshajn.
“Kur e pate nuk dite se majte", këndon Trixa në një fragment. “Jo nuk e gjej tek ti një ndjenjë, je fake", thotë ndër të tjera në këngën më të fundit.