INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita akuzon e majta nuk çon në Kushtetuese mandatin e Rakip Sulit!

Opozita akuzon e majta nuk çon në Kushtetuese mandatin e Rakip Sulit!

Publikuar më: 13:42 17-03-2016

Me sa duket e kishin bërë me plan, pasi me të hyrë në seancën paralmentare kreu i grupit të PD, Paloka dhe më pas ish kryeminisitri Sali Berisha lëshuan akuza kundrejt qeverisë dhe morrë me rradhë që nga vetë Rama deri tek deputetët më të lakuar nga PD për korrusion, krime apo afera. E pas këtij moment u larguan nga seanca.

I pari ishte Kreu i grupit Parlamentar të PD që nisi me akuza të drejtpërdrejta për kryeministrin Rama, duke e akuzuar se ai po provokon krimin.

Pjesë nga fjala e Palokës:

“Na shkroi letër Tahiri për gjyqtarin, ishte i shqetësuar e shqetësonte pabarazia ligjore. Amendamenti që ne kemi sjellë për Dekriminalizimin, kërkon një gjë elementare që zyrtarë deputet që janë kapur në flagrancë me krime të rënda si plagosje e vrasje me vendim gjykate të mos vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre. Unë e di që Rama këtë se do. Njeriu që promovon krimin smund të miratojë ligje kundër krimit. Ky kryeministër paktin se ka me qytetarët, por me krimin, ndaj këtyre as nuk i shkon në mend interesi i qytetarëve. Nesër me kriminelë më para të pista ti marrin paratë atyre.”
Më pas e morri fjalën Berisha që iu drejtua me këtë fjalor nënkryetares së kuvendit, Valentina Leskaj, Madamë lokomotiva, turp që drejton seancën, ti po sfidon shqiptarët.

Ja ç’tha Berisha:

“Madam lokomotiva po i bën sfidë të hapur shqiptarëve, ligjit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka cinik më ekstrem se sa ju që keni marrë për djalin tuaj lokomotivën dhe hekurudhën dhe tani kryesoni seancën. Nuk ka gjest me cinik të Edvin Kristaq Ramës, gjest më të papranueshëm për ne si opozitë. Ne u detyruam të braktisnim parlamentin se sollët njerëz, që i kishin duart të lyer me gjak, por ne se pranojmë parlamentin me një numër kusarësh, që përdorin mandatin për të vjedhur pasuritë publike. Nëse doni opozitë në parlament merri seriozisht këtë. Një kryekusar e votuam të dilte nga parlamenti, këtu janë një zinxhir i tërë.”

Gjatë kohës që Berisha fliste nga vendi Berisha, fjalën ia ndërpriste Taulant Balla. Dhe për të Berisha nuk kurseu fjalët, kur iu drejtua: “Mbylle gojën, çakall, trafikant droge… Dëgjoni kusarë kurrë s’do dominoni dot në Parlament, jashtë nga parlamenti”

E teksa e mbylli me këto akuza Berisha dhe deputetë e tjerë të opozitës lanë seancën e njoftuan se do rikthehet vetëm për votimin e mandatit të deputetit socialist, Rakip Suli për tu shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërsa ata po iknin deputeti i majtë, Taulant Balla morri fjalë e iu kujtoi Gërdecin, duke i thënë se ai përgjegjësi kryesorë i Gërdecit.

Akuzat e Ballës:

“Ik Sali, merri me vete të gjithë, sepse arsyeja është e njëjtë. Përsa kohë nuk bëhet reforma në drejtësi, kryekusari Sali Berisha ka shumë të drejtë të shpifë e të hedhë baltë pa fund.”

Gjatë fjalimit të tij, Balla ka treguar edhe disa dokumenta të publikuara sipas tij në media e që tregojnë përfshirjen e Berishës dhe familjarëve të tij në këtë ngjarje.

Po këto fakte Berisha e të vetë nuk i pa e dëgjoi, pasi ishte larguar nga salla.
E seanca vijoi me votimin e disa projektligjeve dhe kur erdhi moment që do votohej mandati i Sulit të djathtët u kthyen. Por “fati” nuk u buzëqeshi, pasi deputetët e majtë rrëzuan me 77 vota kërkesën e PD për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit të PS Rakip Suli. Pas votimit kundër nga mazhoranca, opozita u largua sërisht nga salla.

Jashtë sallës Berisha vijoi akuzat kur tha se kusarizmi dominoi në Parlament.

Sipas tij të majtët nuk mbrojnë Rakipin, ata mbrojnë njëri tjetrin, pasi Rakipi është një nga peshqit e vegjël, por ata mbrojnë plaçkën e madhe që ka bërë kryeministri i tyre,
ligj e as Kushtetutë.

Gazetarët e pyetën dhe mbi akuzat e Ballës në Parlament, e Berisha tha:

“Taulant Balla është denoncuar nga Sali Berisha, dhe mos ma përmënd më, jo tani por vite më parë si një “vehicul” droge, pjesë e famozëve të drogës, të heroinës, klanit “Hoxha” nga Librazhdi, i cili ka qënë miku i tij më i ngushtë i cili u kap dhe arrestua dhe u ekstradua në Itali, miku i tij tjetër më i ngushtë që ishte presidenti klubit të Shkumbinit, i cili edhe ai sapo kaloi te “tre urat” me makinë të Taulantit dhe klani Qosja që është i identifikuar. Taulant Balla ka interesa mafieje dhe jo interesa ligji. Përsa i përket zgjedhjeve të parakohshme, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje prandaj populli duhet të bëjë zgjidhje, pra ti hedhë mënjanë.
Atë që po ushëtojnë gjithë sheshet e vendit “o Edvin, o kusar do të varim në litar”, ata të marrin karrierën politike të Ramës, ta hedhin në Lanë dhe të vijojmë përpara.
Unë as nuk jam në kryesi, as nuk jam në udhëheqjen e PD, jam një njëri që mbroj interesin publik të qytetarëve shqiptar dhe bindja ime publike është kjo që bëj këtu dhe nëpërmjet mediave. Edi Rama të bëj zgjedhje? Po kur ai ka frikë dhe tmerr nga vota në partinë e tij? Edhe Enver Hoxha bënte zgjedhje një herë në katër vjet, votohej, që po të donte u priste kokat atyre që dilnin kundër. Kurse ky thotë se do bëj referendum a duhet të votohet apo s’duhet të votohet.”

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039708614349365