INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita bllokoi foltoren dhe qëlloi me kartonë drejt Ramës, miratohet mes tensionesh ligji për Teatrin Kombëtar

Opozita bllokoi foltoren dhe qëlloi me kartonë drejt Ramës, miratohet mes tensionesh ligji për Teatrin Kombëtar

Publikuar më: 21:18 05-07-2018

Është miratuar në parim me 75 vota pro projektligji për Teatrin Kombëtar. Opozita ka kërkuar tërheqjen e ligjit ndërsa për disa çaste ka bllokuar edhe foltoren e Kuvendit pas thirrjes që bëri kryetari i grupit të PD-së Edmond Spaho. “I bëj thirrje kësaj mazhorance të tërheqë këtë barabarizëm pasi qyteti nuk i ka asnjë kusur që për interesa private të Kryeministrit, pangopësinë e tij të mund të shëmtohet dhe shkatërrohet sikundër do ta bëjë ai. Ne si opozitë nuk do ta lejojmë”.

Projekt ligji për Teatrin kaloi si nen për nen, ashtu edhe në tërësi, me 75 vota pro, të gjitha nga mazhoranca, ndërsa opozita qëlloi me kartonë kryeministrin Rama dhe la sallën e Kuvendit.

Gjatë gjithë ditës së sotme deputetët e opozitës dhe qytetarët jashtë parlamentit kanë kërkuar tërheqjen e projektligjit për prishjen e Teatrit, por kjo nuk pengoi mazhorancën për të kaluar ligjin, duke i hapur rrugë kështu negociatave për ndërtimin e teatrit të ri.

Tensionet kanë vijuar edhe pas mbylljes së seancës plenare, pasi në hyrje të Kuvendit qytetarët e arstitë kanë bllokuar rrugën. Mësohet se deputetet e PS kane dal nga porta e pasme e Kuvendit per te shmangur perplasjet me protestuesit. Disa prej qytetarëve kanë derdhur lot.

lot.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664