INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita bllokon foltoren e parlamentit. Akuza dhe replika mes palëve politike…

Opozita bllokon foltoren e parlamentit. Akuza dhe replika mes palëve politike…

Publikuar më: 11:49 31-03-2016

Seanca parlamentare edhe këtë të enjte nuk u zhvillua sipas një rendi normal. Pas deklaratës së Kreut të Grupit të PD, Edi Palokës të djathtët u rreshtuan të gjithë tek foltorja duke kërkuar bllokimin e seancës dhe deri në fund të saj kështu vijoi.

Kreu i Grupit të PD, Edi Paloka, fjalën e tij e nisi  duke cituar deklaratat e Komisionerit për zgjerimin në Be, Hahn duke i përmendur me rradhë.
“Të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të zbatohet ligji i dekriminalizimit, të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ketë djalog mes palëve politike për Reformën në Drejtësi.” – tha Paloka. Ai nuk kurseu akuzat dhe për kryeministrin Rama.
E pas këtyre citimeve Edi Paloka tha se opozita i bashkohet mendimeve të Hahn dhe deri sa të zbatohen kërkesat do të protestohet duke bllokuar foltoren e parlamentit. Dhe kjo ndodhi deputete e djathtë  u rreshtuan të gjithë para foltores.

Pjesë nga fjala e Palokës:

“Ne dhe shqiptarët jemi mësuar me dy pamjet e kryeministrit Rama: Të lëpirësit me të huajt dhe të arrogantit me qytetarët e thjeshtë. Me paturpësi dhe cinizëm, sy më sy dje kërkoi të mashtrojë dhe komisionerin Hahn duke thënë se vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta çojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese! E kam fjalën, vendimin për mandatet e deputetëve. Hahn foli për çështjet e politikës së ditës dhe tha: Zbatoni vendimet e Gjykatës Kushtetuese, zbatoni ligjin e dekriminalizimit, bëni reformën zgjedhore, dialog politik për reformën në drejtësi.”
Për këtë akt reagoi ashpër kyetari i Grupit të PS, Gramoz Ruçi duke thënë se opozita nuk duhet të bllokojë foloren duke e konsideruar si veprim të padrejtë, madje dhe puç.

Pjesë nga fjala e Ruçit:

“Do ju kërkoja juve, që opozita të zërë vendet të dëgjojë dhe mendimin e kundërshtarëve të tyre politikë dhe jo të uzurpojë foltoren e Parlamentit. S’ka puç më të madh se të mos lejosh fjalën në një Parlament demokratik”.
Situata në fakt u tensionua dhe për këtë arsye drejtuesi i seancës, Ilir Meta kërkoi një pushim të shkurtër me qëllim, që opozita të reflektojë mbi ato që tha Ruçi.

Pas disa minutash pushim opozita në fakt nuk reflektoi dhe mbajti foltoren e bllokuar.
E sërisht foli Edi Paloka duke sqaruar se nuk do të lëvizin. Po i majti, Taulant Balla, ngriti një sërë akuzash për opozitën duke treguar fillimisht dy foto, ku dukej kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe Jozefina Topalli me shtetasin Flamur Bega, i cili u arrestua pak ditë më parë, për shitje të minave me telekomandë. E më pas përmendi protestën tek liqeni, ku sipas tij deputeti Gent Strazimiri mbante një armë.

Balla gjatë fjalës së tij i kërkoi opozitës “të dorëzojnë” deputetin Gent Strazimiri duke bërë dhe një krahasim me një personazh të armatosur të një filmi, Indiana Jones. Sipas tij është e papranueshme që vetë deputeti e pranoi se kishte armë dhe partia e tij thotë se kishte me vete një këllëf celulari.

Pjesë nga fjala e Ballës:

“Flamur Bega është arrestuar për të gjitha minat me sahat të vendosura në këtë vend, e keni këtu me Bashën dhe Topallin, po çfarë duhet të themi ne që bombat dhe minat me sahat i ka vendosur Basha dhe Jozefina në këto dy vitet e fundit. Në rastin më të parë që një deputet i yni u akuzua për armëmbajtje pa leje, PS e përjashtoi. Përse nuk e përjashtoni ju Indiana Jones që fliste për dekriminalziimin. Sillni Strazimirin, përjashtoni Strazimirin dhe hajdeni. Gjenerali u thotë mos e lëshoni Strazimirin se po lëshuam njërin, ikëm të gjithë.”

E në këtë seancë të pazakontë, mazhoranca nisi pa humbur kohë të miratonte e vetme të projektligjet e rendit të ditës. Seanca e sotme ashtu si një javë më parë zgjati shumë pak rreth 1 orë e 30 minuta.

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748