INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita bojkoton sesionin e ri parlamentar. Niset për mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër

Opozita bojkoton sesionin e ri parlamentar. Niset për mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër

Publikuar më: 13:58 03-09-2018

Opozita nuk do të marrë pjesë në sesionin e ri parlamentar, që pritet të nisë sot në orën 17:00. Ky është vendimi që është marrë nga mbledhja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me aleatët e tij.  Deputetët e opozitës kanë vendosur të mos paraqiten në seancë të udhëtojnë drejt Shkodrës, ku do të mbahet një takim i jashtëzakonshëm. Ky takim vjen pas ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në këtë qytet gjatë muajit të fundit, ku ka pasur shumë vrasje dhe rrëmbime personash.  “Mbledhja në Shkodër, si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajrëve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi, prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar!”, ka deklaruar Partia Demokratike pas mbledhjes me aleatët.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167