INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita braktis votimin për “Vetting-un”, miratohet me 88 vota pro dhe 1 abstenim

Opozita braktis votimin për “Vetting-un”, miratohet me 88 vota pro dhe 1 abstenim

Publikuar më: 19:02 30-08-2016

Edhe pse pa praninë e opozitës, është miratuar sot në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend projektligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë, “Vettingu”.

Projektligji i Vettingut është miratuar në tërësi me 88 vota pro dhe 1 abstenim, nga 84 vota të nevojshme apo tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Partia Demokratike vendosi të braktisë sallën e Kuvendint menjëherë pas fjalës së deputetit Eduard Halimi i cili kërkoi nga mazhoranca që të zbatojë me përpikmëri Kushtetutën e miratuar me konsensus më 22 Korrik përsa i përket pr/ligjit të Vettingut.

Article Logic
Execution time: 0.002877950668335